☁️
Tiranë 17°C · Vranët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 97.26 ▲1.47%
ARI 4,701 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,744 ▲ +0.03% ETH $2,313 ▼ -0.95% XRP $1.4299 ▲ +1% SOL $85.4300 ▼ -0.19%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.26 ▲1.47 % ARI 4,701 ▼0.49 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.26 ▲1.47 % ARI 4,701 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Bota

Zhdukje dhe vdekje në komunitetin shkencor amerikan, rastet e pazakonta që po sfidojnë hetuesit

Një seri zhdukjesh dhe vdekjesh të pashpjeguara të shkencëtarëve dhe zyrtarëve të lidhur me projekte të ndjeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë

Një seri zhdukjesh dhe vdekjesh të pashpjeguara të shkencëtarëve dhe zyrtarëve të lidhur me projekte të ndjeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin në nivelet më të larta të sigurisë.

Shtëpia e Bardhë ka pranuar publikisht shqetësimin, ndërsa FBI ka nisur një hetim të plotë për të zbuluar nëse ekziston një lidhje mes rasteve. Dyshimet përfshijnë aksesin e viktimave në informacione të klasifikuara dhe mundësinë e përfshirjes së aktorëve të huaj.

Autoritetet po analizojnë çdo detaj, kush ishin këta shkencëtarë, në çfarë projektesh punonin dhe nëse pas këtyre ngjarjeve fshihet një dorë e padukshme. Në Uashington, shqetësimi është real. Ligjvënësit kërkojnë përgjigje, ndërsa debatet ndahen mes atyre që e shohin të pamundur që gjithçka të jetë rastësi dhe të tjerëve që paralajmërojnë kundër përfundimeve të nxituara pa prova.

Shumë nga personat e përfshirë punonin në projekte të avancuara që lidhen me teknologjinë hapësinore dhe mbrojtjen, përfshirë zbulimin dhe devijimin e asteroideve, si dhe sisteme me lidhje të drejtpërdrejtë me mbrojtjen raketore.

Ngjarjet nisin që në vitin 2023, kur Michael Hicks ndërroi jetë në rrethana të paqarta, pa një shkak të konfirmuar dhe pa transparencë të plotë mbi rastin. Pak muaj më vonë, edhe Frank Maiwald humbi jetën në mënyrë të ngjashme, duke shtuar dyshimet mbi një model të mundshëm.

Në vitin 2025, Monica Reza u zhduk gjatë një shëtitjeje në Kaliforni, pa lënë asnjë gjurmë. Ajo punonte në laboratorin e njohur të NASA-s “Jet Propulsion Laboratory”, në projekte të avancuara për materiale dhe teknologji hapësinore. Rasti i saj konsiderohet ende i pazgjidhur / person i zhdukur. Po atë vit, William Neil McCasland, një gjeneral i pensionuar me lidhje në programe të mbrojtjes, u largua nga banesa e tij dhe nuk u pa më.

Më pas, rasti mori një kthesë edhe më të rëndë. Carl Grillmair u gjet i vrarë me armë zjarri në pragun e shtëpisë së tij, ndërsa dy punonjës të një laboratori bërthamor u zhdukën në rrethana të ngjashme, duke lënë pas sendet personale, sikur të ishin thirrur papritur drejt një destinacioni të panjohur.

Seria vijoi me vrasjen e Nuno Loureiro në banesën e tij dhe gjetjen e pajetë të Jason Thomas në një liqen, pas muajsh zhdukjeje. Në asnjë nga këto raste nuk ka ende një shpjegim përfundimtar që t’i lidhë ato drejtpërdrejt, por ngjashmëritë kanë ngritur dyshime serioze.

Ekspertët theksojnë se përqendrimi i kaq shumë tragjedive në një komunitet kaq të vogël është statistikisht i pazakontë. Disa e përshkruajnë si një “model shqetësues”, ndërsa hetues dhe ish-zyrtarë nuk përjashtojnë mundësinë që këto të mos jenë thjesht rastësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.