☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.82 ▼3.28%
ARI 4,217 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,454 ▲ +3.58% ETH $2,762 ▲ +2.98% XRP $1.5373 ▲ +3.31% SOL $122.5200 ▲ +4.05%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.82 ▼3.28 % ARI 4,217 ▲0.35 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.82 ▼3.28 % ARI 4,217 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Sporti

Zhegrova: Juventusi gjithmonë më mirë se Interi, dua të lë shenjë te ky klub!

Edon Zhegrova, sulmuesi anësor i Juventusit dhe Kosovës, ka dhënë një intervistë për Sportmediaset, ku ka folur për tema të ndryshme, duke nisur nga sfida e fundit e “Dardanëve”, ku luajti vetëm çerek ore në fund.

“Ta filloja nga stoli ndaj Izraelit ishte një vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen e radhës për ta nisur titullar. Besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë me kualitet. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi shanse të mëdha për të fituar. Do të bëjmë gjithçka për vendin e parë në grup”, – tha Zhegrova.

Pastaj kosovari foli për Juventusin: “Jam vërtet shumë i lumtur që jam te Juve, është një klub i madh. Nuk ka si të mos jem i kënaqur me shokët, trajnerin dhe gjithë skuadrën. Është privilegj të jem pjesë e këtij klubi dhe do të jap më të mirën sa herë do të zbres në fushë”.

Në verë Zhegrova ishte pranë shitjes. “Qëndrova, sepse dua të arrij diçka të madhe te ky klub. Nuk dua ta lë Juventusin në këtë mënyrë. Desha të qëndroj dhe dua të bëj gjëra të mëdha për këtë klub”, – thekson kosovari, që është jashtë listës së Europa League.

A mund të fitojë Juventusi titullin? “Kemi një skuadër të mirë, grup shumë të mirë. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Mendoj se kemi kualitet, në fund do të bëjmë llogaritë”. Në fund Zhegrova sfidon Interin kampion në fuqi: “A jemi më të fortë se ata? Nuk dua të flas për këtë, por Juventusi është gjithmonë më mirë (qesh)”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.