☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.90 ▲0.14%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,766 ▼ -0.36% ETH $2,310 ▼ -0.37% XRP $1.3010 ▲ +1.5% SOL $99.8500 ▼ -0.87%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Zhgënjen bujqësia, sektori në rritje minimale që nga 2013-a

aaTeksa të gjitha e fondet e lira në ekonomi po tentojnë të investohen në bujqësi, zhvillimet brenda sektorit nuk po e reflektojnë këtë tendencë me një vlerë të shtuar në ekonomi.

E ndikuar edhe nga përmbytjet masive në fillimvit në Jug të vendit, sektori i bujqësisë shënoi një rënie negative në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 0.76 % në tremujorin e dytë të vitit, me bazë vjetore. Ishte e pritshme që dëmtimi i zonave me pjellore të vendit nga reshjet e dimrit të 2015 do ta kishin efektin negativ në bujqësi në tremujorin e dytë. Tokat në jug u kthyen në moçalishte për shkak të reshjeve çka vonoi mbjelljen e kulturave të serave e për rrjedhojë e cenoi edhe Prodhimin e Brendshëm Bruto që duhet të vinte nga Bujqësia.

E keqja nuk është e përqendruar vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, por frika është se, sektori i bujqësisë pas vitit 2013 ka përgjysmuar ritmet e rritjes në krahasim me para vitit 2010.

Gjatë 2013-2015 sektori është rritur në një mesatare sipas tremujorëve me pak se 3 %, ndërkohë që ritmet e rritjes me bazë vjetore të sektorit në periudhën 2010 -2012 ishin në një mesatare mbi 6% ( shih Grafikun).

Ekspertë të sektorit pohojnë se, rritja në bujqësi në dekadën e fundit është ndikuar kryesisht nga dy faktorë, subvencionet dhe kushtet klimaterike. Këto të fundit kanë një rol permanent nga viti në vit ose si rezultat ose me thatësirë ose më përmbytje, por ajo çfarë ka ndryshuar është mënyra e subvencioneve në bujqësi. Dhënia e subvencioneve kundrejt faturave pas 2013, duket se nuk ka gjetur shumë terren në sektorin ku dominon informaliteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.