⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 86.23 ▼0.35%
ARI 3,987 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,828 ▲ +0.03% ETH $2,050 ▼ -0.19% XRP $1.0478 ▼ -0.81% SOL $82.8700 ▼ -0.53%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.23 ▼0.35 % ARI 3,987 ▼0.35 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.23 ▼0.35 % ARI 3,987 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Zhvillimet në Serbi, Rama: Lista Studentore eksperiment politik, fantazma e së shkuarës pengon Beogradin

Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në parlament dhe qeveri.

Gjatë një takimi në Dublin, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime optimiste mbi ndryshimet politike në Serbi.

Kryeministri theksoi se, për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimit ndaj sanksioneve kundër Rusisë, nuk vërehen sinjale për një ndryshim të qasjes së Beogradit.

“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri.

Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë.Është interesante, por është shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.