roze
Zhvishet britanikët, të gjithë pa pantallona në metro
Qindra londinezë sfiduan të ftohtin dhe dolën vetëm me të brendshme në metrotë e vendit. Gra dhe burra pushtuan rrugët e qytetit, ku nuk munguan edhe skenat gazmore.
Eventi i përvitshëm është një ditë ku njerëzit i drejtohen metrosë, pa veshur pantallona dhe organizohet nga “Improv Everywhere”, me koordinatorë në qytetet e tjera të botës.
Ky event, mbahet çdo vit në fillim të janarit dhe data njoftohet vetëm në dhjetor. Për të parën herë, eventi u mbajt në 2002 në qytetin e Nju Jorkut.
Në 2006, 150 persona morën pjesë në Nju Jork dhe tetë prej tyre u prangosën për sjellje të parregullt, por më pas akuzat u rrëzuan.