Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme (23 shtator) në dalje të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 17:14 për situatën. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy automjete zjarrfikëse, me dy grupe ndërhyrjeje.
Me mbërritjen në zonë, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përmasa të konsiderueshme dhe nisën menjëherë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pas ndërhyrjes, zjarri është izoluar plotësisht. Një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në zonë për monitorimin e situatës dhe për shuarjen e trungjeve dhe vatrave të mbetura aktive.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.