Kronika
Zjarr në një autobus udhëtarësh në Milot, nuk ka të lënduar
Një autobus me targa të Kosovës ka marrë flakë teksa po udhëtonte në rrugën nacionale në Fushë Milot.
Zjarri ka përfshirë krejt mjetin, ndërkohë që nuk ka pasur të plagosur nga pasagjerët, të cilit janë pushues kosovare që vijnë në Shqipëri.
Dëmet kanë qenë vetëm materiale. Sapo është marrë informacioni menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.