Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “ Qafa e Vidhit”.
Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë një vatër zjarri është aktivizuar në fshatrat Kostar dhe Mesopotam, në Bashkinë e Finiqit.
Për të përballuar situatën, janë angazhuar dy helikopterë që po hedhën ujë mbi vatrat e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave civile vazhdojnë operacionet në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë.
Situata po monitorohet nga afër, ndërsa banorët e zonës këshillohen të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të specializuara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.