🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,968 ▲ +0.1% ETH $1,878 ▲ +0.05% XRP $1.0021 ▼ -0.29% SOL $75.1600 ▼ -0.81%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

Ministria e Mbrojtjes informon se situata e zjarreve në Krujë paraqitet e normalizuar në të gjitha zonat e shfaqura si problematike gjatë ditëve të fundit.

Në lagjen Abaze, ku zjarri u shfaq fillimisht të shtunën e kaluar dhe më pas u përhap në rrethinat e qytetit, vatrat janë izoluar plotësisht. Gjatë pasdites së djeshme, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët ndërhynë për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot situata paraqitet e qetë.

Një vatër zjarri u evidentua edhe në Zidoll, pranë fshatit Halilaj. Ajo ishte aktive gjatë pasdites së djeshme, por u shua gjatë natës falë ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse.

Ndërkohë, në Bojë, pranë kurorës së pishave, vijojnë të jenë aktive dy vatra të vogla. Forcat ushtarake dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë për mbajtjen e tyre nën kontroll. Sipas informacioneve, të dyja vatrat janë drejt izolimit të plotë.

Gjatë javës së fundit, në disa zona të Krujës janë shfaqur vatra zjarri, duke krijuar situata shqetësuese për banorët dhe strukturat e emergjencave.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, forcave ushtarake, emergjencave civile dhe strukturave të tjera të angazhuara, situata është mbajtur nën kontroll dhe rreziku për përhapjen e flakëve është minimizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.