Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitekt�
Zona e Tajvanit në Tiranë do të ndryshojë përsëri.
Kryeministri tha se zona nuk është as si në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në vitet ’80, kur u ndërtua Tajvani dhe as në vitet 2000, kur ndryshoi përsëri.
Gjatë prezantimit të projekteve, kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin për të mbrojtur idenë e ndërtimit të kullave me komunitetin e arkitektëve të huaj. Ata që e sulmojnë këtë, përfshirë edhe mediat ndërkombëtare, e bëjnë nga xhelozia, deklaroi Rama.
“Ka diçka shumë të qartë për mua, në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve, që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe që kapen pas nacionalizmit, pas pasaportës, pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues”, tha Rama.
Më tej ai shtoi se:
“Ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri të gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre. Duhet ta pranojmë këtë gjë, sepse i kemi parë tentativat dhe jemi shumë të qartë që kjo gjë do të vijë hap pas hapi, por për të ardhur deri këtu na duhet edhe gjithë ky proces, na duhet edhe gjithë ky komunitet arkitektësh. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh që vijnë nga të gjitha anët e botës për të shfrytëzuar Shqipërinë. Këtu kemi të bëjmë me një komunitet dijeje, me një komunitet vizionesh, me një komunitet talentesh, me komunitet krijuesish që sjellin në Shqipëri, patjetër, profesionalizmin e tyre për të bërë projekte, por sjellin në Shqipëri gjithashtu edhe një kulturë krejt të re dhe hedhim bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturës”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.