☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.93 ▼0.3%
ARI 3,624 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,314 ▼ -1.59% ETH $1,699 ▼ -1.21% XRP $0.9293 ▼ -1.02% SOL $70.6300 ▼ -2.26%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.93 ▼0.3 % ARI 3,624 ▼0.76 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.93 ▼0.3 % ARI 3,624 ▼0.76 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kategoria e Parë: Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 11-të, Josa në stol

Java e 11-të e Kategorisë së Parë dhuroi rezultate mjaft interesante, duke e bërë garën edhe më të fortë. Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të, me skemën 3-5-2, ku spikat portieri Da Silva i Orikut, i cili me pritjet e tij ishte vendimtar në sfidën ndaj Kukësit.

Në rreshtimin me tre në mbrojtje janë përzgjedhur Telushi i Orikut, Nurudeen i Besës dhe Wallace i Korabit. Në krahë janë Prengaj i Besës dhe Hodo i Bylisit, ndërsa në qendër të mesfushës bëjnë pjesë Trashi i Besëlidhjes, Pjeshka i Flamurtarit dhe Okoli i Pogradecit. Formacioni i javës kompletohet nga Chinwendu i Pogradecit dhe Hila i Besëlidhjes, të cilët janë pozicionuar në majën e sulmit.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Mirel Josa, i cili me Besëlidhjen arriti të mposhtte Ilirinë. Goli më i bukur i javës është përzgjedhur ai i Ergi Hodos, i cili shënoi golin e dytë të Bylisit në fitoren ndaj Flamurtarit, në sfidën e luajtur të hënën.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.