☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,103 ▲ +0.27% ETH $1,884 ▲ +0.15% XRP $1.0039 ▲ +0.45% SOL $75.5500 ▲ +0.48%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me qytetarët komentoi takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me banorët e zonës në Zvërnecit, në të cilën parashikohet që të ndërtohet një resort luksoz.

Berisha deklaroi se Rama ka dhënë lejen e zhvillimit për këtë zonë, megjithëse ajo po hetohej prej një viti nga Prokuroria Speciale për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar. Sipas liderit të opozitës, ky veprim është një kurth i qëllimshëm i kryeministrit, i cili shpreson të përdorë autoritetin e investitorëve Jared Kushner dhe Ivanka Trump për të mbyllur dosjen investigative.

“Çfarë zbuloi dje takimi në Zvërnec? Zbuloi se Zvërneci po hetohej prej një viti nga ai organ që ka dy vepra penale në hetim, korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Pra, në një dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet për krim të organizuar ose korrupsion në nivelet më të larta, zotëria e tij jepte lejen e zhvillimit për kompaninë duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajzës do të mjaftonin për të mbyllur çdo dosje.

A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri që bën çdo lloj akti për përlyer cilindo për përfitime të vetat? Si mundesh ti të japësh leje zhvillimi në një zonë, e cila e di mirë se po hetohej nga prokuroria speciale për krim të organizuar dhe korrupsion? Pra, a nuk është ky një kurth i yti për qëllimet e tua?”, tha Berisha,

Më tej, ai denoncoi mungesën totale të transparencës në këtë aferë, duke sjellë në vëmendje përplasjet e fundit me banorët dhe pronarët lokalë të cilët u përballën me tela me gjemba.

Berisha gjithashtu kritikoi ashpër heqjen e Zvërnecit nga lista e zonave të mbrojtura, duke nënvizuar se ky vendim cenon habitatet ekologjike që mbrohen me ligj nga Bashkimi Evropian.

“Se e kam thënë që në fillim, se në këtë aferë, ajo që të bën që në fillim një përshtypje tepër dërrmuese është mungesa totale e transparencës. Zero transparencë. Ne pamë telat me gjemba, pamë një njeri që zvarritej, pamë protestuesit dhe qeveria që fajësonte kompaninë se nuk ke zgjidhur problemet me pronarët, paçka se i kishte dhënë titullin e investitorit strategjik, paçka se i kishte dhënë lejen e zhvillimit.

Aty pra, ky i cili e mori Zvërnecin zonë të mbrojtur, e hoqi nga zona e mbrojtur, e heq ti, po nuk e heq Evropa, sepse habitatet e mbrojtura nuk janë vetëm për vendin përkatës, por janë për të gjitha vendet anëtare të BE dhe për vendet që ndjekin procesin e integrimit në BE”, shtoi Rama.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.