☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.50 ▲0.97%
ARI 4,176 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,101 ▲ +1.36% ETH $2,716 ▲ +2.67% XRP $1.5100 ▲ +2.22% SOL $119.7500 ▲ +1.13%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.50 ▲0.97 % ARI 4,176 ▲0.18 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.50 ▲0.97 % ARI 4,176 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë diskutimit në studio, Klosi deklaroi se nuk pranon argumentin se Shqipëria është sot në një situatë më të keqe se 14 vite më parë, kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Sipas tij, treguesit ekonomikë janë përmirësuar dhe investimet janë rritur.

Ai u ndal te projekti i Zvërnecit, ndërsa theksoi se do ishte “tradhti kombëtare” nëse ky investim nuk do vinte në Shqipëri.

“Nuk mund të pranoj se Shqipëria sot është më keq se para 14 vitesh kur Edi Rama erdhi në pushtet. Treguesit ekonomikë janë më të mirë.

Prandaj ka ardhur Rama në pushtet për të përmirësuar Shqipërinë dhe për të sjellë investime. Tradhti kombëtare është të mos bëhet Zvërneci, dhe jo të bëhet Zvërneci”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.