☁️
Tiranë 26°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,576 ▼0.44%
DOW 50,915 ▼0.77%
NASDAQ 26,942 ▼0.56%
NAFTA 95.27 ▲1.61%
ARI 4,478 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,796 ▼ -2.15% ETH $1,855 ▼ -4.66% XRP $1.2297 ▼ -1.01% SOL $74.2800 ▼ -4.41%
S&P 500 7,576 ▼0.44 % DOW 50,915 ▼0.77 % NASDAQ 26,942 ▼0.56 % NAFTA 95.27 ▲1.61 % ARI 4,478 ▼0.92 % S&P 500 7,576 ▼0.44 % DOW 50,915 ▼0.77 % NASDAQ 26,942 ▼0.56 % NAFTA 95.27 ▲1.61 % ARI 4,478 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Rama: Zhbllokimi i llogarive, hap pozitiv

Kryeministri doli për të përshëndetur vendimin e strukturës së posaçme për të zhbllokuar transaksionin e parave nga kompania që do të investojë në Zvërnec drejt pronarëve të tokës ku pritet të kryhet investimi, e cila është po ashtu nën hetim nga SPAK.

“Unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec, që do të thotë me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronarë”.

Ndërkohë, kryeministri deklaroi se nxit çdo hetim që synon të bëjë transparencë mbi dokumentet e pronarëve të tokës, për të cilat ka pretendime se janë të falsifikuara.

“Çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe në të dyja rastet rezultati do të jetë një rezultat i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi, çdo manipulimi, çdo pretendimi që nuk është i bazuar në ligj. Në rast se shitësi ka një origjinë legjitime të pronës, do të marrë paratë, në rast se nuk e ka, natyrisht që paratë do t’i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe patjetër që ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”.

Rama ftoi një përfaqësi të protestuesve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec dhe sot, i pyetur nga gazetarët, shpjegoi kujt i adresohet ajo ftesë, duke ripërsëritur se nuk ka asnjë plan të heqë dorë nga ky investim që i duhet ekonomisë së vendit.

“Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata të cilët kanë votuar për mua, disa prej tyre më kanë shkruar nga protesta e parë. Kam respekt për ta dhe me ata jam gati të bisedoj në çdo kohë sepse ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër. Kështu që, ai film duhet t’u tregojë të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga istikami, në thonjëza, ku më kanë vendosur shqiptarët dhe kush flet në emër të shqiptarëve duhet të mos e harrojë që unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën mbi 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta”.

Kryeministri, edhe përmes një postimi dhe në daljen para godinës qeveritare, i krahasoi disa nga protestuesit me ultranacionalistët grekë të Agimit të Artë.

“Kush flet pastaj në emër të ndjenjave të vërteta për çfarë mund të ndodhë me mjedisin, për si mund të mbrohet apo si mund të rrezikohet mjedisi, është i mirëseardhur të bisedojë me mua dhe me ne. Ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu, tek selia e PS-së dhe vijnë vërdallë nëpër rrugë si ata çakejtë e Agimit të Artë në Greqi që ulërinin ‘Greqia është e grekëve’, ata janë subjekt vetëm për Zotin”.

Kryeministri prej tre ditësh ka lënë të kuptohet se protestat kundër Zvërnecit janë pjesë e luftës hibride, që nuk zhvillohet me armë dhe beteja fizike, por me sponsorizime kibernetike.

“Janë të panumërta burimet e botës demokratike që kanë nxjerrë raporte dhe studime se si forcat kundër Bashkimit Evropian, forcat kundër zhvillimit të vendeve që i duan nën sqetull, apo që nuk i duan të forta, organizojnë dhe nxisin situata të kësaj natyre, duke përdorur në radhë të parë çështjet e ambientit, sepse tek çështjet e ambientit ka sensibilitet shumë të madh”.

Por Rama është i sigurt se fundi i kësaj lufte do të sjellë edhe fundin e protestës dhe 4 miliardë euro për ekonominë nga resorti luksoz, duke sjellë shembullin e Malit të Zi.

“Kjo është një luftë hibride, por nuk ka fare dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe që gjithkush do të marrë atë që i takon dhe mbi të gjitha që Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin të ardhurat që ju takojnë për të rritur ekonominë. Pyetja është shumë e thjeshtë: çfarë prodhon Mali i Zi? Cili është motori më i madh ekonomik i Malit të Zi? Turizmi! Atëherë si shpjegohet që në Mal të Zi prej kohësh pagat janë më të lartat në rajon me diferencë të madhe? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: resortet luksoze”.

Për kërkesat për dorëheqjen e tij apo burg për të, të artikuluara gjatë protestës, Rama tha me siguri se nuk vijnë nga ata që duan mjedisin dhe kundërshtojnë investimin.

“Unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme ose atij grupi në bulevard që nuk kanë lidhje me këta të parët, që nuk dalin në bulevard për të kërkuar dorëheqjen time. Përsa i përket burgut, kjo është një temë që meriton vetëm një koment nga ana ime. Koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë është një kohë të cilën e kemi lënë shumë pas dhe unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën më të madhe historike të shqiptarëve për Reformën në Drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture e cila është tërësisht e pavarur nga unë dhe e cila bën punën në shërbim të drejtësisë”.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.