☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,244 ▼ -4.95% ETH $2,223 ▼ -5.63% XRP $1.2449 ▼ -4.19% SOL $94.8000 ▼ -7%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Zv/kryeministrja Senida Mesi në Kosovë, takim me homologun Hoxhaj: Axhenda e takimit të dy qeverive

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar një takim me homologun kosovar, Zv/kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj. Hoxhaj ka bërë të ditur për temat që kanë diskutuar, ku ka përmendur partneritetin në mes të të dy vendeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Po ashtu, Hoxhaj ka propozuar heqjen e taksës së librit, e cila do të mundësonte shkëmbim pa pengesa të dijes dhe ideve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Hoxhaj dhe Mesi kanë folur edhe për temat që do të diskutohen në mbledhjen e dy qeverive më 27 dhe 28 nëntor.  “Pata nderin dhe kënaqësinë ta prisja në takim zyrtar, homologen time nga Shqipëria, zëvendës kryeministren, Senida Mesi. Diskutuam për partneritetin natyral dhe strategjik mes dy vendeve tona, dhe mundësitë e zgjerimit të këtij partneriteti në fusha të ndryshme. Një temë e rëndëshishme që e diskutuam është heqja e taksës së librit e cila do ta mundësonte shkëmbimin pa pengesa të ideve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një temë të cilën do ta diskutojmë edhe në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, së bashku me tema të tjera të rëndësishme që do të kontribuojnë në afrimin e qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe do ta lehtësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve të të dy shteteve”, ka thënë Hoxhaj.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.