☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,571 ▼1.93%
DOW 51,832 ▼0.98%
NASDAQ 25,351 ▼3.19%
NAFTA 104.87 ▲2.81%
ARI 3,900 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,205 ▼ -4.83% ETH $2,241 ▼ -4.63% XRP $1.2478 ▼ -3.7% SOL $94.5800 ▼ -6.87%
S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 % S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Venezia, firmos deri në vitin 2029





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 9, 2026

Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Venezia, firmos deri në vitin 2029


Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është futbollisti më i ri i klubit italian Venezia FC.

Klubi italian ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sparta Pragën për transferimin e përhershëm të 24-vjeçarit, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.

Rrahmani, i lindur në Podujevë, e nisi karrierën te Minatori, ndërsa më pas shkëlqeu me Ballkanin, ku në 68 ndeshje realizoi 34 gola dhe kontribuoi me nëntë asistime. Paraqitjet e tij në garat evropiane i hapën rrugën transferimit te Rapid Bukureshti në verën e vitit 2023.

Në Rumani vazhdoi me formë të lartë, duke shënuar 18 gola dhe regjistruar gjashtë asistime, para se të transferohej te Sparta Praga. Me kampionin çek zhvilloi 83 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 26 gola dhe gjashtë asistime.

Në arenën evropiane, Rrahmani numëron paraqitje në UEFA Champions League dhe UEFA Conference League, ndërsa që nga viti 2023 është pjesë e Kombëtares së Kosovës, me 25 ndeshje dhe shtatë gola.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Rrahmani u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierë.

“Venezia është një klub me histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Bisedat me drejtuesit më bindën për projektin e klubit. Është motivim i madh të përfaqësoj një qytet kaq unik dhe tifozë kaq të pasionuar. Do të jap gjithmonë maksimumin dhe së bashku me bashkëlojtarët do të luftojmë në çdo ndeshje për t’i bërë krenarë tifozët tanë”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Kalimi te Venezia shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Albion Rrahmanit, i cili tashmë do të provojë veten në futbollin italian.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.