Zyrtare/ Nga Italia e Gjermania, deri te rivalët ku nuk diskutohet fitorja. Shqipëria njeh të gjithë kundërshtarët në rrugën drejt Europianit
Tashmë është zyrtare, plotësohet tabloja e ndarjeve të vazove për kualifikueset e Europianit, me shortin që do të hidhet në datën 6 dhjetor. Shqipëria e Rolando Maran, ka mësuar kundërshtarët e mundshëm, me të cilët goglat mund ta vendosin përballë.
Kuqezinjtë janë pozicionuar në vazon e tretë, së bashku me Kosovën, duke shmangur kështu “derbin” me përfaqësuesen e Franko Fodës.
Për sa i përket rivalëve “big” në vazon e parë, Greqia dhe Danimarka, janë dy kundërshtarët më të favorshëm në letër, mes emrave të frikshme si Spanja, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Portugalia, etj. Rivalët e vërtetë të Shqipërisë do të jenë ato të vazos 2, ndërkohë që me kundërshtarët e vazos 4 dhe 5 nuk duhet të diskutohet fitorja.
VAZO 1
Angli, Belgjikë, Danimarkë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Itali, Kroaci, Norvegji, Portugali, Spanjë
VAZO 2
Austri, Bosnjë Hercegovinë, Çeki, Hungari, Irlandë e Veriut, Serbi, Suedi, Turqi, Uells, Zvicër, Irlandë, Slloveni
VAZO 3
Gjeorgji, Islandë, Izrael, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Sllovaki, Shqipëri, Ukrainë, Kosovë, Skoci
VAZO 4
Armeni, Bjellorusi, Bullgari, Estoni, Finlandë, Ishujt Faroe, Kazakistan, Letoni, Luksemburg, Moldavi, Qipro, San Marino
VAZO 5
Andorra, Azerbajxhan, Gjibraltar, Lihtenshtejn, Lituani, Maltë



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.