Politika

Zyrtare, numri i azilkërkuesve në Gjermani pritet të shkojë në 800 mijë

Tashmë është zyrtare: Gjermania këtë vit pret katër herë më shumë refugjatë se në 2014-n. Në pranverë Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët kishte parashikuar që 2015-ta të sillte rreth 450.000 kërkesa për azil.

Ministri i Brendshem, Thomas de Maiziere konfirmoi në Berlin atë që mediat gjermane e artikulonin prej ditësh. “800.000 vetë pritet të vijnë sivjet në cilësinë e azilërkuesve, çka përbë një sfidë për federatën, landet dhe autoritetet lokale, të cilat duhet te bashkëpunojnë”, u shpreh ai.

Përveç kësaj, ai sugjeroi liberalizimin e kërkesave ligjore për strehimorët. “Ne duhet të bëjmë ndryshime, ne duhet të veprojmë më shpejt, ne duhet të veprojmë në mënyrë më pragmatike”, ishin fjalët e De Maiziere.

Zyrtari i lartë deklaroi se qendrat e strehimit për refugjatët kanë shumë rregulla që lidhen me standardin e tyre, apo me sigurinë dhe mbrojtjen nga zjarri. Për ministrin e Brendshëm, të tilla rregulla duhet të liberalizohen, ose duke ndryshuar ligjin, apo edhe mund të miratohet një ligj i veçantë.

Qeveria federale dhe qeveritë e landeve kanë vendosur që të shkurtojnë procedurën e azilit. Sidomos refugjatët nga vendet e Ballkanit, si Kosova apo Shqipëria, kërkesat e të cilëve refuzohen pothuajse 100 për qind, do të ritadhesohen më shpejt dhe nuk do të shpërndahen në qendra dhe strehimore nëpër Gjermani.

Ata përbënin në gjysmën e parë të vitit 40 për qind të të gjithë kërkesave për azil. Sipas këtij plani ata deri në përfundimin e procesit të shqyrtimit të kërkesës do të mbahen në qendrat fillestare të pritjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button