Politika
Zyrtari i DASH, Yee: Të shmangim të rinjtë nga terrorizimi
Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet e Europës dhe Euro-azisë, Hout Brian Yee, gjatë vizitës në Shqipëri ka theksuar se lufta kundër terrorizimit në rajonin e Ballkanit duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
Zyrtari i lartë i DASH-it, ka thënë se është e rëndësishme të kuptohen arsyet pse luftëtarët shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak.
“E rëndësishme është të shmangim nga ajo rrugë të rinjtë që nuk shohin asnjë perspektivë, – tha Yee. – Motivet janë të ndryshme, nga ato ekonomike, deri te ato ideologjike. Ballkani duhet të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizimit. Disa popullata janë më të brishta ndaj këtij fenomeni”.