Vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-Francë

Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me ambasadorë të vendeve të BE-së, të akredituar në Kosovë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.
Gjatë këtij takimi, Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Francës dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.
Në anën tjetër, ambasadorja Daviet, është shprehur e kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur Ambasada e Francës me Ministrinë e Drejtësisë.
Kuçi dhe Daviet kanë theksuar se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.