Home / Sporti / Paraqitje jo e mirë e Gegës në 3000 metrat me pengesa

Paraqitje jo e mirë e Gegës në 3000 metrat me pengesa

Luiza Gega nuk u paraqit mirë në baterinë e dytë të garës së 3000 metrave me pengesa. Atletja jonë e përfundoi garën me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).

27-vjeçarja, e fundit nga shqiptarët në këtë Olimpiadë, kishte bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut se nuk ishte në formën e saj optimale për shkak të një dëmtimi në tendinë.

Gega është atletja më e suksesshme shqiptare në këto vitet e fundit, pasi pak kohë më parë ajo u shpall nënkampione Europe në këtë disiplinë.
Aktualisht po garojnë atletet e baterisë së tretë e më pas do të përcaktohen finalistet e 15 gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.