SportiSporti ne bote

Felix bën historinë në Olimpiadë, me 5 medalje ari

SHBA arritën të mbrojnë titullin Olimpik në stafetën 4×100 m për femra në atletikë.
E rikthyer ne finalen e kësaj disipline pas apelimit për skualifikimin në garat eliminatore, SHBA arriti të fitojë me kohën 41.01 sekonda, koha e dytë më e mirë në botë pas rekordit të vendosur përpara 4 vitesh në Londër.
Në vendin e dytë me medaljen e argjendtë u klasifikua Xhamajka me 41.36 sekonda, ndërsa atë të bronztë e fitoi Britania e Madhe me 41.77 sekonda.
Kjo fitore në stafetën 4×100 m mori një rëndësi të madhe sidomos për Allyson Felix, që fitoi medaljen e 5 të artë Olimpike në karrierë duke u bërë e para sportiste femër që e arrin një sukses të tillë.
“Ishte diçka fantastike, të ndash këtë sukses me këto vajza është e mrekullueshme. Ne hymë në pistë dhe u argëtuam”, deklaroi Allyson Felix pas përfundimit të garës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button