Home / Sporti / “Rio 2016” drejt mbylljes, amerikanët me 116 medalje, 43 të arta

“Rio 2016” drejt mbylljes, amerikanët me 116 medalje, 43 të arta

Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros po shkojnë drejt mbylljes dhe mund të flitet për një dominim amerikan pothuajse në të gjitha disiplinat sportive.Këtë e tregon fare qartë tabela e medaljeve të fituara. SHBA deri në këtë ditë të fundit të Rio 2016 ka arritur të grumbullojë 116 medalje në total nga të cilat 43 janë të arta.
Olimpiada braziliane do të kujtohet më shumë nga sportdashësit shqiptarë të Kosovës që tashmë kanë si heroinën e tyre Majlinda Kelmendin.
Xhudistja që garonte për herë të parë nën flamurin e vendit të saj, nuk zhgënjeu askënd duke fituar medaljen e artë në këtë disiplinë sportive në peshën 52 kg.
Por fenomenët më të mëdhenj të sporteve vijnë nga të tjera shtete. Majkëll Felps dhe Keti Ledeki janë dy prej tyre. Notari nga Baltimora, që u tërhoq për pak kohë nga garat pas Londër 2012, iu rikthye fuqishëm atyre duke fituar 6 medalje në Rio, 5 të arta dhe 1 të argjendtë.
Ledecky përshkoi të njëjtat hapa si idhulli i saj me 4 medalje ari e 1 të argjendtë madje duke vendosur edhe një rekord botëror në 400 dhe 800 m stil i lirë.
Atletika ka si simbolet e saj në Këto Lojëra, Usain bolt dhe Allison Felix. xhamajkani feston 30 vjetorin e tij të lindjes me përkufizimin si legjendë e këtij sporti me 9 medalje të arta ashtu sikurse edhe Carl Lewis dhe të gjitha këto të fituara në vetëm 114 sekonda vrapim në pisë.
Felix nga ana e saj shkroi emrin e saj në librin e historisë olimpike si sportistja femër me më shumë tituj olimpikë, 6 të tillë i fundit i fituar në stafetën 4×400 m.
Brazili gjithashtu bëri historinë në Lojërat Olimpike duke fituar për herë të parë medaljen e artë në futboll. Skuadra amerikano latine edhe pse me 5 tituj botërorë në këtë sport, në Olimpike nuk kishte mundur të triumfojë dhe rezultatet më të mira të saj gjatë gjithë historisë së saj ishin 3 medalje të argjendta në 1984,1988 dhe 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published.