Home / Sporti / Mbydhet “Rio 2016”, nga Rio de Zhaneiro drejt Tokios

Mbydhet “Rio 2016”, nga Rio de Zhaneiro drejt Tokios

Lojrat Olimpike ulin siparin e tyre me një ceremoni madhështore, plot gjyra, drita e ritëm. 10 500 atletë garuan mes tyre në këtë ngjarje të madhe sportive që i bashkon popujt në mbarë botën në një “luftë” të drejtë për medalje.
Ceremonia e mbylljes së Olimpiadës ishte mundësia e dytë për të festuar në Rio de Zhaneiron spektakolar. Gjatë saj u bë një retrospektivë e 16 ditëve të përjetuara në të gjitha ambientet sportive, ku u shfaqën momentet më kulminante dhe më të bukura.
Epilogu i kësaj ceremonie ishte dorëzimi i flamurit olimpik te delegacioni japonez, pasi në vitin 2020 do të jetë Tokio vendi organizator i Lojrave Olimpike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.