Home / Sporti / Amerika më e suksesshmja në “Rio 2016”, ja në cilin vend renditet Kosova

Amerika më e suksesshmja në “Rio 2016”, ja në cilin vend renditet Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë qenë më e suksesshmit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Sportistët e SHBA-së kanë fituar plot 121 medalje, 46’të të arta, 37’të të argjendta dhe 38’të të bronzta.

Notari amerikan Michael Phelps i solli SHBA-së pesë të arta e një të argjendtë në “Rio 2016”, duke u përshëndetur në këtë mënyrë nga Lojërat Olimpike.

Britania e Madhe ka dalë e dyta në tabelë me një shifër rekorde të medaljeve prej 67’të sosh, nga to 27’të të arta, 23’të të argjendta dhe 17ë’të të bronzta.

Ndërkohë, për Kinën “Rio 2016” nuk ka qenë aq e frytshme. Kina doli e treta me 26’të të arta, 18’të të argjendta dhe 26’të të bronzta.

Gjithsej medalje fituan 87’të vende nga 206 sa morën pjesë në “Rio 2016”. Në listën e vendeve që fituan medalje bën pjesë edhe Kosova, falë të artës së Majlinda Kelmendit. Kosova ndau pozitën e 54-të me pesë vende të tjera.

Ari      Argj.   B

  1. SHBA-ja     46        37        38

  2. Britania e M.          27        23        17

  3. Kina            26        18        26

  4. Rusia          19        18        19

  5. Gjermania  17        10        15

  6. Japonia       12        8          21

  7. Franca        10        18        14

  8. Koreja e J. 9          3          9

  9. Italia           8          12        8

  10. Australia  8          11        10

……..

54. Kosova     1          0          0

Leave a Reply

%d bloggers like this: