Sporti

Superkupa: Kukësi rrëmben Superkupën, fiton ndaj Skënderbeut 3-1

Kukësi i rrëmbeu trofeun e parë sezonal kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Korçarët, pas pezullimit me një vit nga Kupat e Europës, humbasin edhe Superkupën përballë veri-lindorëve.
Kukësi siguroi trofeun pas fitores 3-1. Dvornekovic hapi siparin e golave në minutën e 21 të pjesës së parë.
Korçarët gjetën golin e barazimit me Fukuin 9 minuta më vonë. 1-1 u mbyll pjesa e parë e takimit.
E dyta nis me të dyja skuadrat më të kujdesshme për të mos pësuar gol, kujdesje që do të përfundonte në minutën e 75, kur Emini kalon sërish në avantazh kuksianët.
Në minutat e mbetura, Skënderbeu u hodh përpara në kërkim të golit të barazpeshës, që do t’i siguronte të paktën kohën shtesë, por golin e gjetën sërish kuksianët.
Këtë herë ishte Pejiç ai që në sekondat e fundit të takimit vulosi rezultatin dhe trofeun e parë sezonal të skuadrës së Kukësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button