Home / Bota / Hakerat e Penianit vjedhin planin amerikan për vrasjen e Kim Jong-un

Hakerat e Penianit vjedhin planin amerikan për vrasjen e Kim Jong-un

Hakerat koreano-veriorë kanë arritur të depërtojnë në sistemet e sigurisë së Ministrisë së Mbrojtes së Koresë së Veriut dhe prej andej kanë marrë dosje të mëdha të klasifikuara si “top sekret”.
Ky është pretendimi i ligjvënësit koreano-jugor, Rhee Cheol-hee. Duke folur nga Seuli ai thotë se bëhet fjalë për mbi 235 GB materiale të marra nga sistemet e Qendrës së Integruar të të Dhënave, një zyrë e përbashkët mes Seulit dhe Uashingtonit.
Mes dokumentacionit të vjedhur, thotë Rhee Cheol-hee ka detaje mbi avionët luftarakë amerikanë dhe koreano-jugorë, një plan për eleminimin e Kim Jong-un, projekte për modele të reja armatimesh, si dhe plane-veprime të detajuara në rast të shpërthimit të një luftë ballore mes dy vendeve.
Vjedhja besohet se ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar dhe vetëm në maj të këtij viti, autoritetet e Seulit pranuan se një sasi e madhe të dhënas sekrete ishin vjedhur dhe se kjo besohej vepër e Penianit, por pa dhënë detaje për llojin e materialeve.
Vetë Koreja e Veriut ka mohuar pretendimet dhe i quan ato të fabrikuara nga Seuli dhe Uashingtoni, megjithatë ky mohim nuk bind, pasi besohet se Peniani ka trajnuar hakera të specializuar të vendosur jashtë kufijve shtetërorë, sidomos në Kinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: