ArteKronika

”Panda kineze”, së shpejti çdo fund jave në RTSH

Nëpërmjet dëshirave të realizuara, që ia shpreh Përroit të Dëshirave, arrin të shpëtojë gjithë fshatin nga egërsirat. Kjo është Panda e mirë, Tuan Tuan, personazhi i filmit vizatimor kinez, “Panda kineze”, që do të shfaqet së shpejti për fëmijët në RTSH çdo fundjavë. Ky film ka sjellë në RTSH ambasadorin kinez, Zhou Ding, i cili bashkë me stafin e tij, pasi është pritur në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçi, ka ndjekur edhe shfaqjen e spotit televiziv që RTSH ka përgatitur për filmin, si dhe dy video mbi bukuritë natyrore të Kinës dhe mbi madhështinë e sukseseve të saj.

“Kjo godinë mban kujtimet e përbashkëta të miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Shqipëri dje dhe sot. Shkëmbimi i programit filmik mes Shqipërisë dhe Kinës ka histori të gjatë. Filmi shqiptar “Ngadhënjim mbi vdekje” e rreth 20 filma shqiptarë janë parë katër dekada më parë në të gjithë Kinën, po ashtu edhe filma kinezë janë parë në Shqipëri. Transmetimi i filmit “Panda kineze” është rezultat konkret i marrëdhënieve kino-shqipare në kohën e re, të cilat janë të shkëlqyera, por duhet t’i cojmë edhe më tej. Jam i bindur që Panda do të bëhet shumë e dashur për popullin shqiptar, sidomos për fëmijët”, u shpreh Drejtori i RTSH.

E teksa ambasadori i Kinës dhe stafi i tij i dhuruan stafit të RTSH pandën simbolike të Kinës, por dhe paqes, stafi i RTSH i dhuroi ambasadorit libra mbi historinë e Shqipërisë dhe një dekoder të prodhuar në Kinë për të parë filma shqiptarë.

“Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit. Jam i bindur që do të ketë më shumë bashkëpunime në programe të tjera filmike. Siç e tha zoti Gëllçi, përshtypja për Kinën për shqiptarët s’mund të jetë akoma filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” dhe për shqiptarët s’mund të jetë akoma filmi kinez “Vajza me flokë të thinjura”. Shqiptarët e kinezët duhet të njohin njëri-tjetrin sot. Edhe nisma e njohur kineze “Një brez një rrugë” ka si qëllim të lidhë zemrat mes popujve në botë dhe RTSH ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e zemrave mes dy popujve tanë apo popujve të tjerë. Pasi ka mbështetur gjithmonë aktivitetet e Ambasadës së Kinës, sidomos në këtë 70-vjetor të themelimit të Republikës Popullore të Kinës e njëkohësisht edhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Shqipëri, gjatë të cilit ne organizuam Vitin e Ri Kinez, ekspozita, koncerte tradicionale, kulinari nga Kina etj. Ky raportim mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona është edhe një mënyrë nxitjeje për bashkëpunim. Lajmet, mediat nxisin shqiptarët të njohin Kinën dhe kinezët të njohin Shqipërinë e sot ka më shumë kinezë që vizitojnë Shqipërinë. Sot mësova që edhe presidenti juaj Meta ka dhënë një intervistë në një prej programve televizive më të ndjekur në Kinë. Ne shpresojmë që shqiptarët të hyjnë në programe mediatike kineze e kinezët në programe mediatike shqiptare, sepse energjia e medias është e fuqishme, është në dobi të lidhjes së zemrave mes dy popujve. Mbi këtë bazë ne mund të nxisim bashkëpunimin në tregti, investime. Ky është edhe roli i mediave shqiptare, si edhe RTSH. Në emër të ambasadës, respekte të larta stafit të RTSH që mbështet Kinën dhe miqësinë mes dy popujve tanë”, u shpreh ambasadori kinez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button