Ndryshime në ligjin për tubimet, Rama: Gjobë deri në 500 mijë lekë për fshehjen e identitetit në protesta. Ndjekje penale për postimet për dhunë në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur masat dhe gjobat që parashikohen në kuadër të ndryshimeve në ligjin për tubimet, si pjesë e paketës së re kundër dhunës nw protesta.
Sipas Ramës, pjesëmarrja në tubime pa leje ose mosbindja ndaj urdhrit të policisë për t’u larguar do të gjobitet nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndërkohë, fshehja e identitetit gjatë protestave parashikohet të ndëshkohet me gjobë prej 500 mijë lekësh të reja për person, ndërsa bllokimi i qarkullimit do të gjobitet me 5 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës.
Kryeministri deklaroi se ndryshimet synojnë t’i japin policisë më shumë mundësi për të parandaluar aktet e dhunës dhe për të reaguar ndaj thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.
Sa u përket thirrjeve për dhunë në internet, Rama tha se fillimisht do të kërkohet fshirja e postimeve dhe mos përsëritja e sjelljes. Në rast se postimi nuk hiqet ose shkelja përsëritet, do të ndiqet rruga penale.
“Ndryshimi i ligjit për tubimet, i vitit 2001, synon të përshtatet me zhvillimet e teknologjisë digjitale, e cila është kthyer në një nga komponentët kryesorë të organizimit të protestave. Ndryshimet do t’i japin policisë kapacitete parandaluese dhe mundësi për të reaguar ndaj thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale, si dhe do të parashikojnë sanksione më të ashpra, krahasuar me ato aktuale, të cilat ai i cilësoi si simbolike.
Konkretisht, për garantimin e sigurisë rreth institucioneve, në rastet kur ekziston një rrezik real, policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë, brenda një perimetri të caktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, objekteve të kultit dhe pasurive të trashëgimisë kulturore.
Sa u përket thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale, policia do të dërgojë një njoftim për fshirjen e menjëhershme të postimit dhe mos përsëritjen e sjelljes, duke ofruar edhe mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast se postimi nuk fshihet ose sjellja përsëritet, do të ndiqet rruga penale.
Pjesëmarrja në tubim pa leje apo mosbindja ndaj thirrjes së policisë për t’u larguar do të gjobitet nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Fshehja e identitetit do të gjobitet me 500 mijë lekë për çdo pjesëmarrës, ndërsa bllokimi i qarkullimit do të gjobitet me 5 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndryshimet synojnë të garantojnë ushtrimin e së drejtës për protestë pa cenuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tjerë”, tha Rama.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.