Zgjedhjet lokale 2015

Vlorë, Leli: Zgjidhje furnizimit me ujë

“Ai që e do Vlorën nuk mund të ndërtojë një përbindësh të tillë në mes të qytetit. Historia të gjykon keq dhe me historinë nuk bëhet kompromis”.

Kështu deklaroi kandidati i majtë për qytetin bregdetar të jugut, Dritan Leli, gjatë takimit me banorët. Leli premtoi zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë.

“Unë do t’ia shuaj Vlorës etjen për ujë. Vota juaj për mua është prezenca juaj në bashki, sepse unë do të jem zëri juaj. Ju keni një mundësi të madhe që të ushtroni pushtetin tuaj, votën. Ushtrojeni këtë pushtet më 21 qershor dhe dilni sa më shumë të votoni, duke bërë zgjedhjen e duhur, duke ndjekur rrugën e duhur”, deklaroi Leli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button