☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,730 ▼ -4.06% ETH $2,442 ▼ -3.36% XRP $1.3796 ▼ -5.78% SOL $104.0000 ▼ -4.9%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

1 maj i Turqisë me protesta konfrontuese dhe arrestime

Policia turke ka arrestuar dhjetëra protestues të cilët morën pjesë këtë mëngjes, në tubimin me rastin e 1 Majit në Stamboll Dy grupe në veçanti u

Policia turke ka arrestuar dhjetëra protestues të cilët morën pjesë këtë mëngjes, në tubimin me rastin e 1 Majit në Stamboll

Dy grupe në veçanti u shënjestruan në dy lagje të ndara në anën evropiane të qytetit, ndërsa ata përpiqeshin të marshonin drejt sheshit ikonik ”Taksim”, një pikë qendrore e protestave në Turqi, i cili është mbyllur plotësisht që nga mbrëmë.

Shtypi lokal, përfshirë faqen e internetit të opozitës ”Bir Gun”, raportoi të paktën 57 arrestime.

Përveç barrierave metalike të ngritura për të rrethuar një zonë të madhe rreth lagjeve qendrore të kryeqytetit ekonomik, u vendos një prani shumë e konsiderueshme policore.

Në lagjen ”Mecidiyekoy”, ku u mblodhën aktivistë nga Partia e Çlirimit të Popullit (HKP, marksiste), të vendosur për të marshuar drejt sheshit ”Taksim” duke brohoritur “SHBA vrasëse, AKP bashkëpunëtore”, policia përdori gaz lotsjellës.

Në lagjen ”Beshiktash” pranë Bosforit, të rrethuar plotësisht nga forcat e sigurisë, oficerët ndërhynë sapo u lëshua një slogan nga turma.

Sindikatat dhe shoqatat kishin bërë thirrje për tubime nën sloganin “Bukë, Paqe, Liri”.

Më herët gjatë javës, autoritetet turke kishin bërë dhjetëra arrestime përpara Ditës së 1 Majit, veçanërisht midis shtypit dhe lëvizjeve opozitare kundër presidentit, Recep Tajip Erdogan

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.