☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,607 ▲0.09%
DOW 51,231 ▲0.3%
NASDAQ 27,088 ▲0.01%
NAFTA 93.54 ▲1.5%
ARI 4,517 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,658 ▼ -5.43% ETH $1,927 ▼ -3.07% XRP $1.2412 ▼ -4.63% SOL $77.0200 ▼ -4.57%
S&P 500 7,607 ▲0.09 % DOW 51,231 ▲0.3 % NASDAQ 27,088 ▲0.01 % NAFTA 93.54 ▲1.5 % ARI 4,517 ▲0.25 % S&P 500 7,607 ▲0.09 % DOW 51,231 ▲0.3 % NASDAQ 27,088 ▲0.01 % NAFTA 93.54 ▲1.5 % ARI 4,517 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

1 Maji në Kosovë/ Punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë: Jemi lodhur! Parlament–Qeveri, të kujt jeni?

“Jemi lodhë!” – me këtë apel të fortë, punëtorët e sektorit privat dolën sot në protestë në Prishtinë, duke kritikuar drejtpërdrejt institucionet në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Jemi lodhë!” – me këtë apel të fortë, punëtorët e sektorit privat dolën sot në protestë në Prishtinë, duke kritikuar drejtpërdrejt institucionet në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Protesta, e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe vijoi me marshim drejt zonës mes ish-objektit të “Gërmisë” dhe ndërtesës së Qeverisë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë” dhe “Jemi lodhë, Parlament–Qeveri të kujt jeni?”. Sipas sindikatës, 1 Maji këtë vit vlerësohet si “vdekjeprurës” për punëtorët në Kosovë.

Të dhënat e saj tregojnë se deri më 24 prill kanë humbur jetën dhjetë punëtorë në vendin e punës. Edhe viti i kaluar rezultoi i rëndë, me 32 punëtorë të vdekur. Sipas Inspektoratit të Punës, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 602 raste të lëndimeve në vendin e punës, 33 për qind e tyre në sektorin e ndërtimit.

Sindikatat kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për kushtet e punës dhe pagat në sektorin privat, duke theksuar se në disa raste punëtorët paguhen deri në 239 euro në muaj, veçanërisht në kompanitë që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar mijëra shkelje të të drejtave të punëtorëve, përfshirë punësim pa kontrata dhe probleme me pagat dhe orarin e punës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i të punësuarve në vitin 2025 ka kaluar mbi 400 mijë, ndërsa që nga viti 2018 rreth 170 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Paga minimale në vend u rrit në 425 euro në janar dhe parashikohet të arrijë në 500 euro në korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.