☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,184 ▼ -0.39% ETH $2,369 ▼ -1.94% XRP $1.2757 ▼ -1.73% SOL $102.3000 ▼ -1.51%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haziri u deklarua kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, reagime nga LVV

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke theksuar se duhet të vazhdojë procesi i çmontimit të strukturave të mbetura të institucioneve serbe.

Deklarata e tij ka nxitur reagime nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi dhe Mefail Bajqinovci, të cilët e kanë kritikuar Hazirin, duke i kujtuar se gjatë qeverisjeve të mëparshme zgjedhjet e Serbisë janë lejuar të mbahen në Kosovë.

Serbia pritet të mbajë zgjedhje më 25 tetor, ndërsa Qeveria e Kosovës, që nga viti 2021, nuk ka lejuar organizimin e tyre në territorin e vendit. Ditë më parë, në veri të Kosovës, u ndalua edhe zhvillimi i fushatave zgjedhore të Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Haziri është shprehur kategorikisht kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë.

“Natyrisht që jo, në asnjë mënyrë. Ka fragmente të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ka fosile dhe mbetje, por çmontimi i institucioneve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë ka filluar dhe ka ndodhur më 12 qershor 1999. Krejt ato mbetje që na kanë përcjellë si problem janë çështje kohe dhe janë larguar, edhe kanë për t’u larguar tërësisht”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar se duhet të garantohet barazia e të gjithë qytetarëve dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës.

“Ne çka duhet të garantojmë është që çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtë të jetojë në atdheun e vet, të jetojë mirë në atdheun e vet, të trajtohet barabartë dhe të integrohet me besim në institucionet e Republikës”, ka thënë Haziri.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së Hazirit, duke thënë se kundërshtimi i tij vjen pasi Qeveria Kurti tashmë ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Sipas Rrustemit, gjatë kohës kur LDK-ja ishte në pushtet, këto zgjedhje lejoheshin të mbaheshin në territorin e Kosovës.

“Lutfi Haziri i LDK-së paska thënë: ‘Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë’. Ky është një nga rastet kur ndryshimi i realitetit politik nga një qeveri tjetër e bën krejtësisht të pakuptimtë një deklaratë të tillë. Deri para ardhjes së VV-së në pushtet e kur z. Haziri apo partia e tij qeveriste, zgjedhjet e Serbisë mbaheshin në Kosovë si diçka krejt normale”, ka shkruar Rrustemi.

Ai ka përmendur edhe vitin 2020, kur Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Kur ishin në pushtet i lejonin, kur ne i ndaluam nuk na përkrahën, kur kaluan disa vite dhe e panë se po bojka me i ndalu, dalin thonë nuk duhet të mbahen”, ka deklaruar Rrustemi.

Edhe deputeti tjetër i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj Hazirit, duke thënë se zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen më në Kosovë që nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet.

“Lutfi Haziri kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë! Lutë, ato zgjedhje janë histori e harruar. Nuk mbahen më në Kosovë që kur Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk e kishte përkrahur ndalimin e këtyre zgjedhjeve kur vendimi ishte marrë nga Qeveria Kurti.

“Megjithatë, mirë që më në fund paske dalë kundër tyre, sepse kur ne i ndaluam, ju nuk na përkrahët! Më mirë vonë se kurrë, Lutë!”, ka përfunduar Bajqinovci./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.