☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.58 ▲1.53%
ARI 4,171 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,674 ▲ +0.55% ETH $2,510 ▲ +0.57% XRP $1.3773 ▲ +1.53% SOL $107.4000 ▲ +1.42%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,171 ▼0.15 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,171 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

1 Qershori, lançohet Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, lançohet Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030. Ky është një dokument strategjik që synon forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe fuqizimin e të drejtave të çdo fëmije në Shqipëri, i krijuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Në aktivitetin e organizuar për promovimin e kësaj agjende, ministrja Evis Sala, theksoi rëndësinë e një qasjeje të re dhe gjithëpërfshirëse ndaj fëmijërisë, duke vendosur në qendër sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i përjashtuar. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas. Prandaj sot lançojmë Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027–2030 jo thjesht si një dokument, por si një premtim që do të bëjmë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin e tyre mendor, sigurinë online dhe për një Shqipëri ku çdo fëmijë ka mundësi të ëndërrojë dhe të ecë përpara”, u shpreh ministrja Sala.

Me sloganin “FËMIJË TË SIGURT, TË MBROJTUR, TË DËGJUAR”, kjo agjendë synon të vendosë në qendër nevojat, mirëqenien dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, duke forcuar gjithashtu edukimin socio-shëndetësor dhe promovimin e një jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Përmes këtij dokumenti strategjik, synohet të theksohet rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit, në krijimin e mjediseve të sigurta, mbrojtëse dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët.

Gjithashtu, sipas ministrisë, agjenda promovon përgjegjësinë e përbashkët për të dëgjuar zërin e fëmijëve, për të garantuar ushqyerje të shëndetshme dhe zhvillim të plotë të tyre, si dhe për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, bullizmi, diskriminimi, shfrytëzimi dhe çdo rrezik tjetër, si në jetën e përditshme ashtu edhe në mjedisin digjital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.