Bernardoni për aventurën shqiptare: Tirana shumë lart si qytet, i nderuar për krahasimin me Barthez
Siguria e Teutës kryesuese të Abissnet Superiore nis nga prapavija dhe veëanërisht nga portieri Paul Berndardoni. Francezi i ardhur në Durrës në merkaton e verës po tregon se është një nga më të mirët e kampionatit, duke u bërë faktor me Teutën me shumë pritje vendimtare, përfshirë edhe penallti. Për javën e fundit ishte pjesë e formacionit më të mirë.
Klubi durrsak ka postuar një video në faqen e vet zyrtare, ku “gardiani” francez tregon përshtypjet që i ka lënë Shqipëria, formën e mirë që po kalon dhe për skuadrën.
“Shqipëria është një vend shumë i bukur. Shumë francezë vijnë me pushime këtu, ndërsa për mua është hera e parë. Më pëlqen Tirana, për mua është lart si qytet. Më pëlqejnë deti, liqenet. Më pëlqejnë edhe ushqimet, pasi ka kultura të ndryshme. Kam provuar byrekun, është shumë i shijshëm.
Lojtari i javës? Jam shumë i lumtur, më shumë për ekipin, sepse kemi fituar dhe kjo është një rrugë e mirë për të vazhduar. Ndeshjen e fundit isha unë më mirë, ndeshjen tjetër mund të jetë dikush tjetër, Toli, Zogos. Thjesht jam i kënaqur që kemi marrë rezultat pozitiv. Këtë javë isha unë, është bukur.
Krahasimi me Barthez nga tifozët? Ngaqë nuk kam flokë… Barthez është një legjendë, tani është trajner i portierëve në kombëtaren e Francës. Jam shumë i nderuar të më krahasojnë me të, është e mrekullueshme. Një mesazh për tifozët? Dua që ta mbështesin ekipin sa më shumë, sepse kemi nevojë për tifozët”, – ka thënë Bernardoni.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.