Futbolli anglez buzë greminës, 94% e klubeve operojnë me humbje
Një hetim tronditës ka zbuluar se shumica e klubeve të futbollit anglez “po i afrohen një katastrofe financiare”.
Raporti i shumëpritur mbi gjendjen e futbollit, i hartuar nga Rregullatori i Pavarur i Futbollit, bën thirrje për “reforma urgjente” dhe sjell një të dhënë shqetësuese sipas së cilës 94 për qind e klubeve operojnë me humbje, ndërsa dy të tretat e klubeve në EFL dhe National League praktikisht vazhdojnë të funksionojnë edhe pse janë teknikisht të falimentuara.
Është identifikuar një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur hapin me rivalët në një botë ku pagat e lojtarëve po rriten vrullshëm; kjo ka krijuar një “koktej të rrezikshëm borxhesh në rritje dhe mbështetjeje të tepruar te fondet e pronarëve”, situatë që “i vë klubet dhe tifozët e tyre në rrezik”.
Gjithashtu, hendeku i jashtëzakonshëm midis Premier League dhe ligave të tjera, i përshkruar si një “prag humnerë financiarë”, është zgjeruar ndjeshëm, ku klubi mesatar i elitës fiton më shumë se tetëfishin e të ardhurave të një klubi mesatar të Championship-it. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.