10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri
Dhjetë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur kurset profesionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes dhe zhvillimit të mëtejshëm profesional të strukturave të mbrojtjes.
Dhjetë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur kurset profesionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes dhe zhvillimit të mëtejshëm profesional të strukturave të mbrojtjes, transmeton Klan Kosova.
Nga 75 pjesëmarrësit në kurset e reja, 65 janë oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa 10 vijnë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila thekson se formimi profesional, lidershipi dhe rritja e kapaciteteve janë pjesë e procesit të transformimit të Forcave të Armatosura.
Sipas ministrisë, kurset synojnë të kontribuojnë në përgatitjen e personelit për të marrë përgjegjësi të reja dhe për të rritur ndërveprueshmërinë me aleatët.
“Dija, profesionalizmi dhe lidershipi janë pjesë e pandashme e transformimit të Forcave të Armatosura dhe e ambicies sonë për një forcë moderne, të aftë dhe plotësisht të ndërveprueshme me aleatët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.