Momenti viral/ Jacob Elordi përballet me paparacët për Kendall Jenner në Paris

Jacob Elordi u kërkoi paparacëve të ndalonin fotografimin e tij dhe Kendall Jenner gjatë një daljeje në Paris. Aktori u përball me fotografët, ndërsa pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale.
Aktoori i “Euphoria”, 29 vjeç, u kërkoi fotografëve që t’u jepnin pak hapësirë atij dhe Jenner, ndërsa çifti po largohej nga hoteli “Hôtel Costes”.
“Prisni, prisni, prisni… A mund të shkojmë thjesht në këmbë në hotel?”, dëgjohet duke thënë Elordi në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Më pas, aktori përsëriti kërkesën e tij: “Pa blic, thjesht na lini të ecim. Na lini të shkojmë.”
Reagimi i aktorit shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale. Disa përdorues e vunë në lojë për faktin se është lidhur me një nga familjet më të fotografuara në botën e showbiz-it.
“Djaloshi nuk e kupton se po del me një Jenner”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Kjo është e re për të, ajo është mësuar me këtë.”
Të tjerë, megjithatë, e përgëzuan Elordin për mënyrën se si u përpoq të mbronte Jenner nga blicet dhe fotografët.
Elordi dhe Jenner janë lidhur romantikisht që prej prillit, megjithëse të dy kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.