Besnik Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke thënë se çështjet kryesore po shtyhen vazhdimisht deri në momentin e fundit.
“Shikojeni ku ka rënë kjo shoqëri nën këtë mënyrë qeverisjeje, gjithçka shtyhet, gjithçka lihet për fund, ndërsa institucionet funksionojnë vetëm nën presionin e krizës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai ka ngritur pyetje edhe për Ligjin që, sipas tij, ende nuk është kthyer në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë.
“Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka kritikuar edhe mungesën e një diskutimi serioz për zgjedhjen e Presidentit dhe për funksionimin e institucioneve.
“Pse nuk ka diskurs serioz për zgjedhjen e Presidentit? Pse nuk flitet seriozisht për një shtet funksional dhe llogaridhënie? Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën”, ka deklaruar ai.
“Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit.
Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit”, ka përfunduar nënkryetari i Aleancës. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.