☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,001 ▲0.49%
DOW 48,399 ▼0.28%
NASDAQ 23,885 ▲1.04%
NAFTA 91.70 ▲0.46%
ARI 4,829 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,113 ▼ -0.29% ETH $2,352 ▲ +1.02% XRP $1.3798 ▲ +0.95% SOL $84.8600 ▲ +0.06%
S&P 500 7,001 ▲0.49 % DOW 48,399 ▼0.28 % NASDAQ 23,885 ▲1.04 % NAFTA 91.70 ▲0.46 % ARI 4,829 ▼0.43 % S&P 500 7,001 ▲0.49 % DOW 48,399 ▼0.28 % NASDAQ 23,885 ▲1.04 % NAFTA 91.70 ▲0.46 % ARI 4,829 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Libri

10 shprehje frymëzuese nga nobelistja Nadine Gordimer, e ndarë së fundmi nga jeta

Ndahet nga jeta Nadine Gordimer, fituesja e çmimit të parë “Nobel” për letërsinë në Afrikën e Jugut. Një firmë ligjore që përfaqëson vajzën dhe djalin e shkrimtares deklaroi se 90-vjeçarja  u nda qetësisht nga jeta të dielën, në shtëpinë e saj në Johanesburg. Ajo e mori “Çmimin Nobel” në letërsi në vitin 1991, çast që përkoi me një moment të shpresës dhe dhunës së madhe në Afrikën e Jugut.

author-portrait-146320-Nadine-Gordimer

10 shprehje frymëzuese nga nobelistja Nadine Gordimer

1. Asnjë fakt që shkruaj apo them nuk do të jetë aq i vërtetë sa trillimi.

2. Të shkruash është të kuptosh jetën. Njeriu punon gjithë jetën me shpresën se mund të ketë kuptuar një pjesë të vogël.

3. Kam dështuar në shumë gjëra, por kurrë nuk jam frikësuar.

4. Jam flaka e një qiriu që lëkundet nga rrymat e ajrit që s’mund të shihen.

5. Të gjithë përfundojnë një ditë vetëm dhe në kërkim të vetes.

6. Është më e thjeshtë për ish-padronët të lënë mënjanë maskat që fshehin humanitetin e tyre, sesa për ish-skllevërit të njohin fytyrën poshtë maskave. Apo të besojnë se ata nuk po mbajnë një maskë të re.

7. Njerëzit i dhurojnë njërit-tjetrit gjëra që s’mund të mbështillen me ambalazh dhuratash.

8. Censura nuk mbaron kurrë për atë që e ka përjetuar. Është një shenjë në imagjinatë që e ndikon individin që e ka vuajtur, përgjithmonë.

9. Nuk mund ta ndryshosh një regjim bazuar në dhembshuri. Duhet të jetë diçka më e fortë se aq.

10. Faktet janë gjithnjë më të pakta se ajo që ka ndodhur në të vërtetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.