☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,423 ▲0.94%
DOW 51,582 ▲0.11%
NASDAQ 24,719 ▲1.66%
NAFTA 90.38 ▼0.15%
ARI 4,067 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,823 ▼ -1.03% ETH $2,232 ▼ -1.7% XRP $1.1945 ▼ -4.29% SOL $90.4400 ▼ -0.19%
S&P 500 7,423 ▲0.94 % DOW 51,582 ▲0.11 % NASDAQ 24,719 ▲1.66 % NAFTA 90.38 ▼0.15 % ARI 4,067 ▼1.14 % S&P 500 7,423 ▲0.94 % DOW 51,582 ▲0.11 % NASDAQ 24,719 ▲1.66 % NAFTA 90.38 ▼0.15 % ARI 4,067 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kosova

118 gra e vajza diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe respektimit të ligjit në ushtrimin e detyrës policore.

Në ceremoninë e diplomimit, Haxhiu tha se të diplomuarit po marrin përsipër një nga përgjegjësitë më të rëndësishme ndaj Republikës së Kosovës, mbrojtjen e sigurisë, jetës dhe të drejtave të qytetarëve.

“Ju po hyni në një me institucion që ka një vend të veçantë në historinë tonë të re. Policia e Kosovës u themelua në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur vendi ynë po niste të ndërtonte institucionet e veta. Nga një shërbim policor i sapo krijuar, ajo u zhvillua në një institucion profesional të Republikës së Kosovës, duke marrë përsipër përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha për rendin dhe sigurinë, e më pas edhe për mbrojtjen e sovranitetit të vendit”, theksoi ajo.

Ajo rikujtoi sakrificën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke përmendur Enver Zymberin dhe Afrim Bunjakun.

Haxhiu theksoi se guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun, por edhe në veprimin e drejtë, mosshpërdorimin e autoritetit dhe mbrojtjen e ligjit pa dallim.

Ajo veçoi edhe pjesëmarrjen e grave në këtë gjeneratë, duke bërë të ditur se në mesin e të diplomuarve janë 118 vajza dhe gra. Me këtë rast, Haxhiu foli edhe për përgjegjësinë e Policisë në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave, duke kërkuar që denoncimet të merren seriozisht dhe masat mbrojtëse të ndërmerren me kohë.

“Në mesin tuaj sot janë 118 vajza dhe gra që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit përmes Policisë së Kosovës. Dua t’ju përgëzoj veçanërisht për këtë zgjedhje. Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë. Por, derisa gjithnjë e më shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës, madje fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre”, pohoi Haxhiu.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për një polici të fuqishme, profesionale dhe të pajisur me teknologji bashkëkohore, për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, përfshirë krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe trafikimin me qenie njerëzore.

Kryetarja e Kuvendit siguroi se fuqizimi i institucioneve të sigurisë, përmirësimi i kushteve të punës dhe mbikëqyrja demokratike do të vazhdojnë të jenë pjesë e përgjegjësive institucionale.

Në fund, Haxhiu u bëri thirrje kadetëve që uniformën e policisë ta përfaqësojnë me dinjitet dhe të fitojnë besimin e qytetarëve përmes punës së tyre të përditshme./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.