Babai i Meghan Markle në telashe me drejtësinë, arrestohet në Florida

Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar nga agjentë federalë në Florida, në kuadër të një hetimi për materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.
82-vjeçari u vu në pranga të premten në mëngjes, pranë qytetit të Tampës, sipas burimeve të cituara nga agjencia Associated Press. Arrestimi vjen pas disa javësh hetimesh, pasi në banesën e tij të mëparshme në Filipine dyshohet se u zbuluan qindra apo mijëra imazhe me përmbajtje abuzimi seksual ndaj të miturve.
Materialet pretendohet se u zbuluan nga djali i tij, Thomas Markle Jr., i cili njoftoi autoritetet dhe FBI-në.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Meghan Markle reagoi publikisht ndaj akuzave kundër të atit, duke u shprehur se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga ajo që kishte mësuar.
Ajo zbuloi gjithashtu se që në vitin 2018 ishte informuar për një letër që përmbante akuza shqetësuese ndaj babait të saj, të cilat ishin bërë objekt shqyrtimi nga autoritetet britanike.
Meghan theksoi se distancimi nga i ati dhe vendimi për të mos e lejuar të kishte kontakt me fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet, kishin ardhur për një arsye të vetme: mbrojtjen e tyre.
Thomas Markle i ka mohuar më parë akuzat, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.