12 të arrestuar për pajisjen e imigrantëve me dokumente të falsifikuara
Dymbëdhjetë persona, nëntë prej të cilëve pakistaneze, një egjiptian, një irakian dhe një sirian, u arrestuan në Athinë, anëtarë të dyshuar të një rrjeti që pajiste me dokumente të falsifikuara imigrantët për të lehtësuar daljen e tyre të paligjshme me destinacion Evropën Qendrore, njoftoi sot policia greke.
Sipas një komunikate të policisë, ky rrjet është konsideruar si një prej organizatave më të mëdha kriminale për trafikun e qënieve njerëzore në Greqi, objektivi i të cilit ishte lehtësimi i hyrjes së paligjshme të të huajve në Greqi dhe më pas daljen e tyre nga territori grek drejt vendeve të Evropës Qendrore.
Personat e arrestuar janë dërguar para prokurorisë, ndërkohë që policia po vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorët e tyre.
Në tre apartamente që ndodheshin në lagjet në qendër të Athinës ku dyndeshin çdo ditë mijëra imigrantë të ardhur nga ishujt grekë, policia ka gjetur laboratore për krijimin e dukumenteve fallco dhe ka sekuestruar të gjitha pajisjet.
”Dalja e paligjshme nga territori grek bëhej nëpërmjet aeroporteve dhe imigrantët duhet të paguanin 2 200 deri në 3 000 euro”, sipas të njëjtit burim.