☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,029 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,992 ▼ -0.6% ETH $2,312 ▼ -1.47% XRP $1.2912 ▼ -0.65% SOL $100.5200 ▼ -1.08%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,029 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

170 të lënduar kanë kërkuar dje ndihmë në QKUK

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bënë të ditur se ditën e djeshme me datë 27.01.2015, rreth 13:00 kanë filluar të vijnë rastet e para, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë.kosove
Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika.

Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike.

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar shtabin emergjent, për menaxhim të situatës.

Shtabi emergjent ka pasur këtë përbërje;

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK
Dr. Basri Lenjani, Drejtor i Shërbimit Klinik Emergjent
Dr. Rifat Bajrami, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë
Dr. Saudin Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale
Dr. Blerim Syla, Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë
Znj. Lirije Beqiri, koordinatore nacionale për infermieri SHSKUK
Znj. Mexhide Sojeva, kryeinfermiere e Shërbimit Klinik Emergjent
Znj. Fëllënza Spahiu, kryeinfermiere e Klinikës së Kirurgjisë

Shtabi emergjent vlerëson dhe konstaton se situata është menaxhuar mirë, falë përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.