☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,748 ▲0.33%
DOW 51,037 ▼0.27%
NASDAQ 27,361 ▲0.63%
NAFTA 89.76 ▼1.48%
ARI 4,169 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,531 ▲ +0.39% ETH $2,698 ▼ -0.02% XRP $1.5015 ▼ -0.02% SOL $119.4100 ▼ -1.87%
S&P 500 7,748 ▲0.33 % DOW 51,037 ▼0.27 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▼1.48 % ARI 4,169 ▲0.16 % S&P 500 7,748 ▲0.33 % DOW 51,037 ▼0.27 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▼1.48 % ARI 4,169 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

​186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve, duke e cilësuar atë si masën më të rëndësishme dhe më efikase për mbrojtjen nga fruthi dhe sëmundjet tjera.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 4 tetor 2026 janë konfirmuar 186 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja.

Mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre.

IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.