☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,753 ▲0.39%
DOW 51,059 ▼0.23%
NASDAQ 27,378 ▲0.69%
NAFTA 90.89 ▼0.24%
ARI 4,171 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,528 ▲ +0.2% ETH $2,701 ▲ +0.06% XRP $1.5006 ▼ -0.39% SOL $119.6000 ▼ -1.89%
S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,059 ▼0.23 % NASDAQ 27,378 ▲0.69 % NAFTA 90.89 ▼0.24 % ARI 4,171 ▲0.2 % S&P 500 7,753 ▲0.39 % DOW 51,059 ▼0.23 % NASDAQ 27,378 ▲0.69 % NAFTA 90.89 ▼0.24 % ARI 4,171 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka cilësuar zgjerimin e Bashkimit Evropian si një prioritet gjeostrategjik për Evropën, duke theksuar se e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së.

Duke folur para studentëve të Kolegjit të Europës në Natolin të Polonisë, Costa tha se zgjerimi është një nga strategjitë më të suksesshme të Evropës, pasi sipas tij nxit zhvillimin ekonomik, forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe zgjeron hapësirën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

“Zgjerimi është edhe një herë një prioritet gjeostrategjik për Evropën”, tha Costa.

Costa tha se aplikimi i Ukrainës për anëtarësim ka krijuar një dinamikë të re në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se kjo dinamikë nuk kufizohet vetëm te Ukraina dhe Moldavia.

“Ky momentum nuk është i kufizuar vetëm te Ukraina, por shtrihet edhe te Moldavia dhe të gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e tyre është brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi njëkohësisht se procesi duhet të vijojë mbi bazën e meritës, me vlerësim individual të secilit kandidat, në varësi të progresit dhe arritjeve të tij.

“Secili kandidat duhet të vlerësohet individualisht sipas progresit dhe arritjeve të tij dhe të gjithë duhet të ndajnë vlerat dhe objektivat e Bashkimit Evropian”, tha Costa.

Ai përmendi në mënyrë të veçantë Malin e Zi, duke thënë se vendi synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, nëse plotësohen të gjitha kushtet.

Costa kërkoi gjithashtu që të ecet përpara në proceset e Ukrainës dhe Moldavisë, me ambicien për të hapur të gjithë kapitujt e negociatave për të dyja vendet deri në fund të vitit, në përputhje me kushtet e nevojshme.

“Të bëjmë zgjerimin realitet”

Në fjalimin e tij, Costa e lidhi zgjerimin drejtpërdrejt me sigurinë e Evropës dhe të ardhmen e kontinentit.

Sipas tij, zgjerimi nuk është vetëm një proces institucional apo ekonomik, por lidhet me zgjerimin e hapësirës së vlerave të përbashkëta, prosperitetit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

“Ne duhet të kapim mundësinë që kemi përpara. Duhet të kapërcejmë një histori ndarjeje dhe fragmentimi dhe të përqafojmë, një herë e përgjithmonë, një të ardhme të përbashkët evropiane. Le ta bëjmë zgjerimin realitet”, tha ai.

Costa argumentoi se një Bashkim Evropian më i fortë duhet të vazhdojë të ndërtojë ura përtej kufijve aktualë dhe ta shohë zgjerimin në kuadër të konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë ekonomike të Evropës.

Siguria dhe e ardhmja e Evropës

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit Costa ia kushtoi edhe sigurisë evropiane dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ai tha se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë forcë, qëndrueshmëri dhe përgjegjësi, ndërsa theksoi nevojën që vendet anëtare të investojnë më shumë dhe më mirë në mbrojtje.

“Paqja pa mbrojtje është një iluzion”, tha Costa.

Sipas tij, siguria evropiane nuk është vetëm çështje mbrojtjeje, por edhe aftësie për të ruajtur prosperitetin, modelin social dhe kapacitetin për të përcaktuar të ardhmen e Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.