☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,756 ▲0.43%
DOW 51,089 ▼0.17%
NASDAQ 27,399 ▲0.76%
NAFTA 90.42 ▼0.76%
ARI 4,172 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,546 ▲ +0.3% ETH $2,702 ▲ +0.15% XRP $1.4981 ▼ -0.23% SOL $119.4200 ▼ -1.99%
S&P 500 7,756 ▲0.43 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,399 ▲0.76 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,172 ▲0.22 % S&P 500 7,756 ▲0.43 % DOW 51,089 ▼0.17 % NASDAQ 27,399 ▲0.76 % NAFTA 90.42 ▼0.76 % ARI 4,172 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari, përcjell A2.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.