Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,375 ▼1.31%
DOW 51,669 ▼0.08%
NASDAQ 25,653 ▼1.96%
NAFTA 73.18 ▼0.92%
ARI 4,146 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,345 ▼ -4.19% ETH $1,656 ▼ -5.64% XRP $1.0950 ▼ -4.44% SOL $68.7600 ▼ -6.75%
S&P 500 7,375 ▼1.31 % DOW 51,669 ▼0.08 % NASDAQ 25,653 ▼1.96 % NAFTA 73.18 ▼0.92 % ARI 4,146 ▼1.34 % S&P 500 7,375 ▼1.31 % DOW 51,669 ▼0.08 % NASDAQ 25,653 ▼1.96 % NAFTA 73.18 ▼0.92 % ARI 4,146 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

Shqipëria ka regjistruar 132 aksidente rrugore gjatë muajit prill 2026, ku si pasojë 194 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, theksojnë se gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar gjithsej 414 aksidente rrugore në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 413 aksidente.

Në katër muajt e parë të vitit 2026, numri total i personave të aksidentuar ka arritur në 585, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 586 persona.

Raporti thekson se 89,4 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, duke konfirmuar edhe një herë se faktori njerëzor mbetet shkaku kryesor i aksidenteve në vend.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente rezulton ajo 25-34 vjeç, e cila përbën 27,3 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe.

Sa i përket ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve është regjistruar të mërkurën dhe të premten, me nga 16,7 % secila. Ndërkohë, dita e enjte ka shënuar nivelin më të ulët të aksidenteve, me 9,8 %.

Statistikat tregojnë gjithashtu se intervali kohor më problematik për aksidentet rrugore mbetet ai nga ora 19:00 deri në 24:00. Gjatë këtij harku kohor është regjistruar 30,3 % e aksidenteve totale të muajit prill.

Tirana rezulton qarku me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit prill 2026, me 60 aksidente dhe 78 persona të aksidentuar. Pas saj renditen Lezha me 15 aksidente dhe 24 persona të aksidentuar, si dhe Vlora me 14 aksidente dhe 25 persona të aksidentuar.

Nga ana tjetër, qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve janë Dibra dhe Berati, ku gjatë muajit prill nuk është regjistruar asnjë aksident rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.