🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.78 ▼0.04%
ARI 4,151 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,649 ▲ +2.3% ETH $2,496 ▲ +2.11% XRP $1.3910 ▲ +4.35% SOL $108.3100 ▲ +1.6%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.78 ▼0.04 % ARI 4,151 ▲0.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.78 ▼0.04 % ARI 4,151 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

Profesori Mariglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi protestën e pedagogëve, duke e cilësuar atë si të orientuar politikisht dhe në shërbim të Partisë Demokratike.

Kasmi u shpreh se çdo pedagog, student apo sindikatë ka të drejtë të protestojë, por sipas tij, mënyra se si është hartuar deklarata e sindikatës dhe thirrja për bojkot të mësimit tregojnë një synim të qartë politik.

Sipas profesorit, deklarata e sindikatës nuk është kufizuar vetëm te kërkesat për mbrojtjen e studentëve, por ka përfshirë edhe një qëllim politik, atë të largimit të kryeministrit.

Ai kritikoi gjithashtu thirrjen e sindikatës drejtuar pedagogëve për të ndërprerë mësimin dhe për t’iu bashkuar protestës në shesh. Sipas tij, kjo tregon se organizimi ka kaluar përtej funksionit sindikal dhe është orientuar drejt një agjende politike.

Në vijim, Kasmi pretendoi se sindikata ka vepruar në koordinim me Partinë Demokratike. Në përfundim, profesori theksoi se, sipas vlerësimit të tij, veprimet dhe qëndrimet e sindikatës janë në funksion të interesave të PD-së.

“Çdo pedagog ka të drejtë të protestojë, çdo student padyshim, sikurse edhe sindikata. Ne po harrojmë se kush është strumbullari i këtij organizmi, që është sindikata. Fillimisht doli lista, e drejtë që çdo kush të shkojë, por nëse shikonim atë formulimin kur doli lista, për mua ishte problematike te mënyra se si ishte hartuar, pra një synim i qartë politik, sigurisht duke u dalë në mbrojtje të studentëve, me një synim të qartë politik: duam të ikë kryeministri. Janë dy faqe deklaratë të sindikatës, e cila është më interesante për ta parë në detaje.

Një sindikatë që orientohet tërësisht politikisht me një parti të caktuar politike. Çfarë përmban deklarata e lexuar nga drejtuesi i kësaj sindikate: detyron pedagogët që jo vetëm të heqin dorë nga mësimi, por të shkojnë edhe në shesh. Ti e detyron atë të lë mësimin dhe të shkojë në shesh. Jemi në një sindikata të pastër, që mori komandë nga selia e PD, e pranoi dhe Sali Berisha vetë sot për të tejkaluar në këtë proces, duke shpresuar se po përfiton. E gjithë sindikatë, për mënyrën se si është artikuluar dhe ka vepruar është tërësisht në shërbimin e një partie politike që në këtë rast është PD. Kaq”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.