Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $62,941 ▲ +0.09% ETH $1,869 ▲ +0.26% XRP $1.0632 ▲ +0.13% SOL $72.8500 ▼ -0.37%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

2016, ngarkesa fiskale rëndohet në gjashtëmujorin e dytë

Ngarkesa fiskale që bizneset do te duhet të paguajnë nëpërmjet tatimeve dhe doganave këtë vit do të peshojë në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Nga 418 miliardë që është llogaritur mbledhja e të ardhurave këtë vit, 317 miliardë leke prej tyre pritet të grumbullohen nga tatimet dhe doganat. Kështu bizneset dhe individët do ti paguajnë shtetit nga 21 deri në 27 miliardë lekë në muaj.

Përgjatë periudhës janar-qershor ngarkesa është me lehtë. Me nga 21 deri në 24 miliardë lekë. Niveli i më i ulët i barrës fiskale ka qenë në muajin shkurt me 18.5 miliardë lekë, ndërsa ngarkesa më e lartë rezulton këtë muaj me 24 miliardë lekë.

Në gjysmën e dytë barrën më të lartë fiskale e kanë muajt korrik dhe gusht dhe muaji dhjetor. Për shkak të kulmit që ka aktiviteti ekonomik në vend gjate vërës nga sezoni turistik dhe prodhimet bujqësore, pritjet e qeverise për arkëtime nga qeveria janë më të larta.

Në muajt shtator, tetor dhe nëntor ngarkesa lehtësohet disi për tu rritur sërish në muajin dhjetor.
Ministria e Financave ka sqaruar se në ndryshim nga vitet e kaluara, parashikimi i të ardhurave për 2016 nuk është bazuar në metodën historike të kuadrit makroekonomik për çdo zë.

Miradministrimi i disa sektorëve pritet të gjenerojë rreth 2,5 miliard lekë. Kjo do të vijë nga formalizmi i tregut të celulareve nëpërmjet ngritjes së bazës së të dhënave tek Administrata Tatimore, me efekt rreth 500 milion lekë nga TVSH në vitin 2016, nga heqja e regjimit të përpunimit aktiv, me pezull TVSH, që pritet të gjenerojë rreth 1,5 miliard lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.